Duke komentuar publikimin e një përgjimi të ri në të cilën është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është spiuni i Serbisë.
Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se Radoiçiqi ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale.
”Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë të mbajtur sot për media./21Media