Haradinaj: Jam për një qeveri të Hamzës apo Abdixhikut, por jo Kurti 3

2 Min. Leximi

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pesë votat e deputetëve të AAK-së nuk do të shkonin asesi për një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai ka theksuar se është për qeveri të partive opozitare, por se nuk është për përjashtimin e pjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në një qeveri të drejtuar nga Bedri Hamza ose Lumir Abdixhiku.

- Advertisement -

Sipas Haradinajt mjafton që të mos ketë qeveri Kurti 3, pasi thotë se është në dëm të Kosovës.

- Advertisement -

“Po vërtetohet që kemi pasur të drejtë që bashkëpunimi me Kurtin është në dëm të Kosovës. Shiheni kush është, ja dëgjuat fjalorin. Edhe jo nuk mendojmë që është ndihmesë për qytetarët e Kosovës që ne me i jep mbështetje Kurtit 3. Jo nuk vjen në shprehje vota për Kurtin. Jo koalicion. Nëse qeverinë e udhëheqë njëri nga opozitarët edhe Vetëvendosje dëshiron me marrë pjesë nuk jam kundër, nëse e udhëheqë Bedri Hamza, Memli Krasniqi apo Lumir Abdixhiku ose unë nuk jam kundër edhe pjesëmarrjes më të madhe”.

“Qeveri të udhëhequr nga Kurti jo, jo Kurti 3 por të udhëhequr p.sh nga Lumir Abdixhiku e LVV nëse dëshirojnë me marrë pjesë ne një qeveri më e madhe, një qeveri të unitetit ose e udhëheqë Bedri Hamza e dëshirojmë një qeveri nacionale unë nuk jam kundër. Nuk jam kundër e as përjashtimit total të një strukturë më të madhe, por aleanca nuk ka votë për Kurtin 3”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull