Haradinaj i bën thirrje PDK e VV t’i heqin ‘‘barrierat’’ mes vete: UÇK-ja dhe Kosova janë më e rëndësishme sesa ju

2 Min. Leximi

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, u ka bërë thirrje publike Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës, që t’i heqin barrierat kundër njëra-tjetrës.

Sipas Haradinajt, LVV dhe PDK duhet të ndjekin shembullin e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, të cilët, sipas tij, janë të bashkuar.

- Advertisement -

“Kosova po përballet me krizën më të thellë institucionale. Ndërsa, zgjidhje më të thjeshtë për të dalë nga kjo situatë, kurrë nuk ka pasur! E çka po bëjnë partitë politike? Po i vendosin vija të kuqe njëra-tjetrës dhe po e trajtojnë njëra-tjetrën si armiq të përbetuar. E di që nuk po u ngutet. Pagat po, xhipat po, beneficionet po, punë jo. Por, UÇK-së po i ngutet. Krerët e UÇK-së pas pesë vjetëve presin fundin e një gjyqi politik. Pavarësisht lojërave tuaja këtu në Kosovë, ata kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar. Ne duhet të ndjekim shembullin e tyre. VV-ja dhe PDK-ja duhet t’i heqin barrierat mentale kundër njëra-tjetrës. UÇK-ja dhe Kosova është më e rendësishme sesa ju. Ata që po mbahen në Hagë janë më të rëndësishëm sesa ju! Nësë dëshirojmë gjyq fer dhe të paanshëm, tani është koha të veprojmë! Përndryshe, mllefi i popullit do t’ju mbulojë juve në Paralment, njëjtë si Gjykatën Speciale! Kosova nuk duron më!”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull