Në një tubim madhështor me qindra mërgimtarë shqiptarë në Cyrih, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, iu drejtua me tone të forta liderit ultranacionalist të Levicës, Dimitar Apasiev.
“Unë nesër kthehem nga Zvicra, dil dhe më arresto, po të duash edhe më vrit, por vullnetin e mërgimtarëve dhe banorëve të Bërvenicës për ndryshim nuk mund ta ndalosh”, deklaroi Ramadani, duke marrë duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit.
Ai shtoi se forca e mërgatës dhe uniteti i shqiptarëve janë garanci për ndryshimin që VLEN do ta sjellë në Bërvenicë më 2 nëntor.

