Haqim Ramadani, Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, ka përmbyllur vitin duke reflektuar mbi arritjet e tij pesëmujore në këtë post. Në mesazhin e tij, ai veçoi një moment historik për institucionin: vendosjen e tabelës së parë zyrtare në këtë Inspektorat, një hap simbolik dhe praktik drejt forcimit të identitetit institucional.
Ramadani theksoi gjithashtu angazhimin për forcimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në qeverisjen lokale, si dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët përmes bashkëpunimit të ngushtë me njësitë vendore.
Në fund, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e treguar dhe uroi një Vit të Ri 2025 plot shëndet dhe suksese, duke shtuar se “ky vit i ri sjell mundësi të reja për zhvillim dhe përparim për të gjithë.”