HAPJA E OBJEKTIT “BAMBI” PRANË KOPSHTIT “FIDANI”

1 Min. Leximi

Shkup, 8 gusht – Në komunën e Çairit sot do të hapet objekti i ri “Bambi” i kopshtit për fëmijë “Fidani”.

Siç kumtoi komuna Çair, objekti “Bambi” ka kapacitetin më të madh për kujdes dhe edukim të hershëm në të gjithë vendin.

- Advertisement -

“Përmes kësaj ngjarje, synojmë të promovojmë përkushtimin institucional ndaj përmirësimit të kushteve për edukimin e hershëm dhe rritjen e investimeve publike në fëmijëri të hershme”, theksohet në kumtesën.

Në hapjen, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull