Hallaçi: Ali Ahmeti s’mund të udhëheqë protestën për drejtësi kur ka heshtur për padrejtësitë ndaj shqiptarëve

2 Min. Leximi

Reagimi i Shek Hallaçit, të dënuarit të “grupit të Kumanovës”, ka ngritur valë të forta pakënaqësie ndaj thirrjes së Ali Ahmetit për protestë, duke rikujtuar heshtjen dhe bashkëpunimin politik përgjatë viteve të padrejtësive ndaj shqiptarëve.

“Unë nuk jam kundër protestës, përkundrazi,udhëheqësit tanë në Hagë meritojnë zërin, mbështetjen dhe drejtësinë e popullit.
Por nuk pranoj që kauza e tyre të përdhunohet nga njeriu që për 20 vite u akuzua se ka heshtur, lejuar dhe bashkëpunuar me regjimet që montuan dhjetëra raste kundër shqiptarëve.

S’ka fytyrë Ali Ahmeti të bëhet zot shtëpie i protestës,
kur gjatë gjithë kohës së tij në pushtet u ndërtuan dosje, u fabrikuar akuza dhe u futën në burg madje u vranë djemtë tanë në rastet pas luftës 2001-shit, nga Rasti Gazi Babës Telit, Sopoti, Brodeci, Monstra, Alfa, Lagja e trimave Kumanovë, Harun Aliu, Komandant Shqiponja…
dhe lista vazhdon.

Ku ishte Ali Ahmeti kur shqiptarët torturoheshin e dënoheshin pa prova?
Ku ishte kur policia dhe gjyqësia e partnerëve të tij politikë montonin raste me vite të tëra?
Ku ishte kur familjet shqiptare kërkonin drejtësi dhe ai i shikonte nga larg duke bërë pazare për pushtet?

Tani del e bën thirrje për protestë?!
Jo për drejtësi, por për të shpëtuar imazhin e tij, në momentin kur populli po ia thyen mitin me fakte.

Une e mbështes çdo protestë për Hagën,
por jo atë të udhëhequr nga ai që për dy dekada e la drejtësinë e shqiptarëve të vdiste.

Ky është turp politik, jo thirrje për drejtësi”, shkroi Hallaçi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull