Gordana Siljanovska nderon 28 Nëntorin, Ali Ahmeti bojkoton evenimentin e Ambasadës së Shqipërisë

2 Min. Leximi

Evenimenti i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut me rastin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntorin, mblodhi të gjithë krerët shtetërorë dhe personalitetet më të rëndësishme të vendit, përfshirë liderët dhe funksionarët e lartë nga koalicioni qeverisës VLEN.

Poashtu prezent ishte edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska, ndërkaq mungoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish funksionarët e tij të cilët gjatë periudhës sa ishin në qeveri krekoseshin me fotografi nga ky eveniment tradicional.

- Advertisement -

Kjo mungesë ka ngritur pikëpyetje dhe dyshime për një sabotim të qëllimshëm ndaj evenimentit të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë.

Burime pranë organizatorëve të evenimentit bëjnë të ditur se të gjithë liderët e BDI-së ishin të ftuar, por asnjëri prej tyre nuk u paraqit, pavarësisht rëndësisë simbolike dhe diplomatike të ngjarjes.

Në vend të bashkëpunimit dhe mbështetjes për një ditë kaq të rëndësishme për shqiptarët në rajon, bojkoti nga ana e BDI-së duket se ishte një sinjal i qartë i qëndrimeve të brendshme politike dhe përçarjeve që kanë kapluar partinë e Ahmetit kohët e fundit.

Pyetja që ngrihet tani është: A ishte kjo një strategji e qëllimshme politike nga ana e Ahmetit dhe ish-funksionarëve të tij për të minimizuar rëndësinë e festës, apo thjesht një vendim i pamenduar mirë? Në çdo rast, ky veprim duket të jetë një goditje për imazhin e BDI-së.

- Advertisement -

Evenimenti, pavarësisht mungesës së një pjese të elitës politike shqiptare, u konsiderua një sukses diplomatik, duke rikonfirmuar rëndësinë e 28 Nëntorit si simbol të bashkimit kombëtar dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve të rajonit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull