Goditet për vdekje një çiklist në Shkup

1 Min. Leximi

Një ciklist ka humbur jetën sot në urën Goce Dellçev në Shkup, pasi është goditur nga një makinë në lëvizje.
“Sot (03.11.2025) rreth orës 12:30, në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin Goce Dellçev ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë marrë pjesë një automjet ‘Passat’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person i gjinisë mashkullore, dhe një çiklist, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ‘Passat’ e ka lënë makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Po zhvillohet hetimi dhe po merren masa për gjetjen e shoferit”, njoftojnë nga MPB.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull