Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
EkonomiLajme

Gjysma e qytetarëve nuk mund t’i shijojë pushimet

Përditësimi i fundit: 2024/08/09 at 11:04 AM
Publikuar August 9, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kriza ekonomike e shkaktuar nga inflacioni, ndryshimet në flukset ekonomike të shkaktuara nga pandemia, kriza energjetike, por edhe lufta në Ukrainë kanë shtrenjtuar edhe pushimet në tërë botën

Jeta me kredi dhe minus në llogari. Makinë më e vjetër se 10 vjet. Një çift i ri që duhet të kursejë apo të paguaj borxh në bankë për 20-30 vite për të blerë një apartament, andaj shpesh jeton me prindërit. Shpesh shkon me pushime në det me ushqime dhe produkte bazë nga shtëpia në mënyrë që pushimi të del më lirë , por edhe me kredi konsumatore që e paguan përgjatë vitit. Kështu e përshkruajnë ekspertët shtresën e mesme në Maqedoni. Njëherësh nga ana tjetër, kriza ekonomike e shkaktuar nga inflacioni, ndryshimet në flukset ekonomike të shkaktuara nga pandemia, kriza energjetike, por edhe lufta në Ukrainë kanë shtrenjtuar edhe pushimet në tërë botën , për shkak të pasojave si rritja e kostos së fuqisë punëtore, zhvlerësimit të parasë në rajon dhe botë, shtrenjtimit edhe të ushqimeve më të rëndomta të përditshme, transportit, rrymës…… Si pasojë, më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë, mund të përballojnë pushimet vjetore, thuhet në analizën e portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Eurostat-it.

- Reklamim -

Me fjalë tjera, 55 për qind e banorëve të vendit nuk mund të përballojnë një pushim njëjavor larg vendbanimit të tyre. Shqipëria, ku 58.3% e qytetarëve nuk mund të shkojnë me pushime, Turqia (60.8%), Rumania (62.5%), Mali i Zi (67.2%) dhe Kosova (69.5%).

Në Greqi, përqindja e personave që nuk mund të përballojnë pushimin vjetor është 48.8, në Bullgari 43.8, në Serbi 43.6, Kroaci 41.7 dhe në Slloveni 16.7. Pushime më të gjata se një javë gjatë vitit mund të përballohen më së shumti nga banorët e Luksemburgut, ku vetëm 7.6 për qind nuk e kanë një mundësi të tillë, në Norvegji (7.9%), Zvicër (8.4%) dhe Islandë (8.6%). Gjithashtu , 21.9% e gjermanëve, 23.4% e britanikëve, 25.4% e francezëve dhe 36.6% e spanjollëve nuk mund të shkojnë me pushime.

Sipas kritereve evropiane, varfëria materiale nënkupton pamundësinë për të paguar në kohë qiranë apo kredinë, për të ngrohur në mënyrë adekuate banesën dhe për të ngrënë ushqim cilësor çdo të dytën ditë. Kriteret e tjera janë që njerëzit të mund të përballojnë të kalojnë një javë larg shtëpisë, të mbajnë një makinë, të kenë një televizor dhe një telefon. Një person konsiderohet se po përjeton varfëri materiale, nëse nuk përmbush disa nga kriteret e përmendura.

Një statistikë dhe metodologji tjetër tregon se rreth 40 milionë njerëz në Bashkimin Evropian, pra 15 për qind e popullsisë në moshë pune, përballen me “varfërinë e pushimeve” sepse nuk mund të përballojnë as një javë pushim, tregon një studim i Konfederatës së Sindikatave Evropiane (ECS). “Shumë njerëz nuk i shohin më përfitimet e një ekonomie të fuqishme evropiane në jetën e tyre të përditshme,” thekson Sekretarja e Përgjithshme Ester Lynch. Duke shtuar se pushimet nuk janë luks. “Leja familjare është çelësi për mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor të punëtorëve, si dhe për të ofruar përvoja të vlefshme për fëmijët”, tha Lynch.

Hulumtimi grumbulloi të dhëna mbi të ardhurat dhe standardet e jetesës në Bashkimin Evropian për njerëzit e moshës 18 deri në 64 vjeç në 2021 dhe 2022 dhe eksploroi aftësinë e tyre për të përballuar një javë pushime vjetore larg shtëpisë, si një masë se sa të ngarkuar janë ekonomikisht.

Gjatë dy viteve në fjalë, kur pandemia e Covid-19 ishte ende në kulmin e saj, punëtorët në BE luftuan për të përballuar pushimet. Disa vende dolën më keq se të tjerët, me Italinë që kishte numrin më të madh të punëtorëve të paaftë për të paguar pagat e pushimeve (më shumë se gjashtë milionë), ndërsa Rumania (36 për qind) dhe Qiproja (25 për qind) kishin përqindjen më të lartë të punëtorëve në krahasim me popullsia e tyre. EKS deklaroi gjithashtu se midis 2021 dhe 2022, Irlanda dhe Franca shënuan rritjen më të madhe në numrin e njerëzve të paaftë për të përballuar pushimet. (koha.mk)

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 9 Gusht, 2024 August 9, 2024
Artikulli i mëparshëm ZNAM DO TA FORMOJË QËNDRIMIN PËR INTERPELANCËN E GASHIT PAS MARRJES SË TË GJITHA INFORMATAVE
Artikulli tjetër BDI-ja thotë se politika e ka shkatërruar drejtësinë në këtë vend

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Reshjet e dendura të shiut ndryshojnë ngjyrën e detit në Antali

    3shi.net April 4, 2025
    Në Shkup organizohet “Liga e kampionëve në ngrënien e qebapëve”, më i shpejti fiton 500 euro!
    LSDM: OBRM-PDUKM t’i japë fund bllokadës së Këshillit dhe të votoj projektet kyçe për Shkupin
    LSDM dhe VMRO DPMNE përplasje për skema nepotizmi!
    Trump: Gati të takohem me Putin
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?