Gjykata Penale shqiptoi paraburgim për të dyshuarit në lidhje me zjarrin në Trubarevë

2 Min. Leximi

Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka shqiptuar paraburgim 30-ditor për të dyshuarin e parë të lidhur me kompaninë, objekti i trajtimit të mbeturinave elektronike të së cilës në Trubarevë u përfshi nga zjarri të shtunën. Tre të dyshuarit e tjerë në këtë rast janë vendosur në arrest shtëpiak nga një gjyqtar i procedurës paraprake, konfirmoi Gjykata Penale këtë mëngjes, transmeton Portalb.mk.

Masat për të siguruar praninë e tyre u kërkuan dje nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, si pjesë e hetimit që hapi kundër katër personave fizikë dhe kompanisë. Ata akuzohen për veprën penale të rrezikimit të mjedisit dhe natyrës me mbeturina, në lidhje me zjarrin në Trubarevë.

- Advertisement -

Paraprakisht, gjatë procedurës paraprake, katër të dyshuarve iu shqiptua dy herë paraburgimi për një periudhë të shkurtër prej 48 orësh.

- Advertisement -

Duke informuar për hetimin e filluar, Prokuroria njoftoi se i dyshuari kryesor në këtë rast nuk ishte regjistruar zyrtarisht si menaxher i kompanisë ku mbeturinat ishin ruajtur në mënyrë të papërshtatshme, por ai në të vërtetë veproi dhe ndërmori veprime ligjore në marrëdhëniet me palët e treta.

Kujtojmë se zjarri në Trubarevë shpërtheu më 13 shtator në objektin e firmës “F-Grupacioni” e cila merret me mbeturina elektronike, janë përfshirë edhe dy objekte në të cilët ka pasur sasi e madhe e mbeturinave plastike. Nuk pati të lënduar në zjarr, por gjatë natës së incidentit e deri në orët e pasdites, në rajonin e Trubarevës u realizuan 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë, gjatë të cilave një person u transportua në spital dhe u bë transporti në një vendbanim tjetër i një personi të palëvizshëm.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull