Të gjitha kërkesat nga ana e kryetares së Shkupit nuk do të ndryshojnë asgjë në praktikë edhe sikur të mundësohet gjithçka që ajo e kërkon, nuk besoj se qyteti i Shkupit do të ketë progres. Kështu tha Orce Gjorgjievski, kryetari i Bashkësisë së vetëqeverisjes lokale, i cili kërkoi nga Arsovska që të japë dorëheqje si shpëtim për Shkupin.
“Për fat të keq shkupjanet janë pengje të një njeriu i cili ka problem me veten, për të cilin çdokush tjetër është fajtorë në vend se gishtin ta ktheje kah vetja dhe të gjeje problemin në vete. Shpëtim momental për Shkupin është që Arsovska të jep dorëheqje”, deklaroi Orce Gjorgjievski – Kryetari i Bashkësisë së vetëqeverisjes lokale.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski tha se do të mbështesë çdo ndryshim ligjor për zgjidhjen e situatës në Shkup. Ai theksoi se kërkohet zgjidhje e menjëhershme, sepse qyteti po fundoset në mbeturina, që sipas tij paraqet kërcënim për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
“Për ta zgjidhur këtë në mënyrën e treguar nga kryetarët e bashkive, duhet kohë. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale është ligj sistematik, është me shumicë dy të tretash dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se nëse hyjmë në këtë aventurë nuk mund ta zgjidhim çështjen nesër dhe për këtë apeluam si Qeveri. Sistemi i funksionimit të Qytetit të Shkupit është udhëheqja e Qytetit të Shkupit dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit. Aty mund të zgjidhen të gjitha problemet me të cilat ne si Shkupjanë jetojmë në përditshmëri në mënyrën më të thjeshtë dhe më të shpejtë”, u shpreh Zlatko Perinski – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale.
Në seancën e mbrëmshme të këshillit të Qytetit të Shkupit kaloi vetëm propozimi për punësimin e 120 punëtorëve sezonal në higjienën komunale ndërsa nuk kaloi propozimi as për 250 autobusët ekologjik e as propozimi për projektin e transportit të shpejtë urban në qytetin e Shkupit i njohur si BRT./Alsat.mk