Kryetari aktual i komunës Kisella Vodë dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot ishte për vizitë në Çarshinë e Vjetër, ku pati takime me qytetarë.
“Sot isha për vizitë në zemër të Shkupit – Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Vend i cili është përplot me histori, traditë dhe shpirt. Vend ku çdo gur rrëfen diçka. Së bashku me esnafin, ministren Gordana Dimitrieska-Koçoska, deputetin Gjorgjija Sajkoski dhe zejtarët e vyeshëm të cilët me gjenerata e ruajnë frymën e këtij thesari kulturor, biseduam sinqerisht për sfodat e tyre”, kumtoi Gjorgjievski në faqen e tij në Fejsbuk.
Ai theksoi se në takimet me qytetarë u informua se me vite kanë reaguar me shkrim drejt administratës së qytetit, por zëri i tyre rrallë kur është dëgjuar.
“Problemet janë të shumta – kalldërmi i prishur, i lënë nga Ujësjellësi pas sanimit të defekteve, nuk është pasqyrë e mirë para qsyve të vizitorëve. Ndërkaq mu ajo kalldërmë është e mbrojtur me ligj si trashëgimi kulturore, simbol i autenticitetit të çarshisë”, thekson Gjotgjievski.
Gjorgjievski thekson se qytetarët kërkojnë rikonstruim të disa pjesëve të çarshisë me respekt ndaj traditës, instalim të kontejnerëve nëntokësorë për hapësirë më të pastër dhe më të rregullt publike, raport serioz nga administrata e qytetit ndaj kësaj pasurie nacionale.
“Këto kërkesa janë të drejta dhe të arsyeshme dhe për mua do të jenë prioritet! Çarshia meriton kujdes. Shkupi meriton dhe do të jetë sërish qytet dinjitoz – metropol me të ardhme, tërheqës për vizitorët, por edhe shtëpi më e ngrohtë për qytetarët. Qytet i cili rrezaton me kulturë, rend dhe autenticitet. Së bashku do ta bëjmë këtë të mundur”, shkroi Gjorgjievski në Fejsbuk.