Gjatë 24 orëve të fundit 51 zjarre në ambient të hapur, tetë janë aktive, shtatë nën kontroll

3 Min. Leximi

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 51 zjarre në ambient të hapur prej të cilave 8 janë aktive, 7 nën kontroll, derisa 36 janë shuar.

Siç bën të ditur Qendra për menaxhim me kriza (QMK), aktive janë zjarret në komunat Vasilevë, Radovish dhe Berovë – fsh. Nivicinë, në malin Goten i madh dhe malet e Maleshevës (pyll me drunj të ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët). Pastaj në komunën e Prilepit – fsh. Beshishtë, në vendin e quajtur Beshishki Rid, një krah drejt fsh. Gradeshnicë (kom. Novacit) dhe një tjetër drejt kufirit me Greqinë (pyll i përzier).

- Advertisement -

Në Prilep dhe Kavadar – ndërmjet fshatrave Careviq, Smollanë, Radobil dhe Dren (kom. Prilep) dhe Galishtë e Trstenik (kom. Kavadar) (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët).

Pastaj komuna e Makedonski Brodit – ndërmjet fshatrave Qereshevë, Lokvicë dhe Krapë (pyll i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion i ulët).

Aktive janë zjarret edhe në komunën e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar). Komuna e Kriva Pallankës – fsh. Neravë (pyll i lartë me pisha), komunën e Kërçovës – fsh. Crsko e lartë (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët) si dhe komuna e Makedonska Kamenicës – fsh. Kjosovicë (pyll me pisha).

QMK bën të ditur për 7 zjarre që janë nën kontroll edhe atë në komunat Nagoriçan i Vjetër dhe Kumanovë – fsh. Oblavcë, Beljakovcë, Dovezencë, Orah dhe Rugjincë, me përhapje drejt fshatrave Dimoncë dhe Konjuh (kom. Kratovë), ku rrezikohen shtëpi dhe objekte ndihmëse (vegjetacion i ulët). Komuna e Petrovecit – fsh. Srednë dhe Donjë Konjarë (pyll i përzier), komuna e Petrovecit – Katllanovë (vegjetacion i ulët), pastaj Makedonski Brod – fsh. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë) dhe Makedonski Brod fsh. Latovë (vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar). Komuna e Shtipit – ndërmjet fshatrave Dragojevë dhe Sellcë (pyll i ulët, ferra dhe bar i thatë) dhe komuna e Karbincit – fsh. Junuzli (pyll).

- Advertisement -

Janë shuar gjithsej 36 zjarre edhe atë në fshatra dhe lokacione në komunat Shuto Orizare, Haraçinë, Saraj, Zelenikovë, Manastir, Prilep, Dollnen, Krivogashtan, Strumicë, Vasilevë, Gjevgjeli, Ohër, Strugë, Kërçovë, Makedonski Brod, Veles, Sveti Nikollë, Probishtip, Kumanovë, Likovë, Bërvenicë, Bogovinë, Gostivar dhe Vrapçishtë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull