Gjashtë palestinezë u vranë në një sulm izraelit në lagjen Tuffah të Qytetit të Gazës.
Gjithashtu, avioniët izraelitë kishin shënjestruar një shkollë të shndërruar në strehë në Qytetin e Gazës, ku të paktën katër persona u plagosën.
Në atë që duket të jetë i njëjti sulm, burime mjekësore bëjnë të ditur se gjashtë palestinezë janë vrarë, ndërsa të tjerë, përfshirë edhe fëmijë, janë plagosur, pasi forcat izraelite bombarduan një shkollë ku ishin strehuar persona të zhvendosur, pranë Spitalit al-Durra, në lagjen Tuffah në lindje të Qytetit të Gazës. /Al Jazeera/

