Gërvalla: Nuk jam dëshmitare e Hagës – kur kam kontribuar në luftë disa që më sulmojnë kanë qenë duke pirë qumësht

1 Min. Leximi

Deputetja Donika Gërvalla ka thënë se nuk është dëshmitare e Hagës dhe se s’ka kontakt e as s’ka dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale.

Gërvalla tha se disa që “e sulmojnë si anti-UÇK”, kanë qenë duke pirë qumësht, kur ajo ka “kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe si strukturë”, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

“Gjithkush e di që Donika Gërvalla nuk ka as kontakt, as dëshmi, as dëshmitare lidhur me Gjykatën Speciale. Është tjetër që fushatat për denigrimin dhe baltosjen e personalitetit tim.  Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK. Duhet të maten fort mirë sepse mund tu dalë që historia t’u tregojë që kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe si strukturë, disa të tjerë ende kanë qenë duke pirë qumësht. Nuk jam dëshmitare e Hagës sepse Haga ka trajtuar dëshmitarë të dorës së parë dhe jo të tillë që mund të kenë dëgjuar diçka. Pyetni avokatët e të akuzuarve”, ka deklaruar Gërvalla./Reporteri.net

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull