Gazetarja Bajrami: Andin Hoti kandidat i VV-së për President

1 Min. Leximi

Andin Hoti do të jetë njëri prej kandidatëve për President që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu bëri të ditur gazetarja Jehona Bajrami, në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

“Burime shumë të sigurta më thonë që PO, Andin Hoti do të jetë sot kandidat për President dhe në njëjtën kohë demantojnë që vet Hoti i ka kontaktuar deputetët e opozitës, të PDK-së dhe LDK-së për ta votuar atë”, deklaroi ajo gjatë emisionit.

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së Nait Hasani, ka deklaruar se ka votë “PRO”, Andin Hotit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull