Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se me grupit parlamentar të VLEN-it, kanë prezantuar koordinatorin e ri, Bekim Qoku.
“Me grupin parlamentar VLEN, prezantuam koordinatorin e ri, deputetin Bekim Qoku. Ky është një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe forcimin e punës sonë të përbashkët.
Jemi të bashkuar, unik dhe të palëkunudur, përballë çdo sfide. Vazhdojmë përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe vizion të qartë për NDRYSHIM”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.
Gashi: Vazhdojmë përpara me vendosmëri dhe vizion të qartë për ndryshim
