Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka pritur sot në takim delegacionin e Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë. Gashi u ka sqaruar atyre funksionimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa është diskutuar edhe për miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.
“Sot në Kuvend pata takim me delegacionin e Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL), të cilët i njoftova me funksionimin e Kuvendit. Diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të, si dhe miqësinë mes popujve tanë”, njoftoi Gashi.