Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen e ambasadorit të Shqipërisë Denion Mejdani për nderë të festës së pavarësisë së Shqipërisë. Në pranim ka marrë pjesë edhe presidentja Gordana Siljanovska si dhe kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi bashkë me deputetët që përfaqësojnë këtë subjekt politik në Parlament.
“Së bashku presidenten Gordana Siljanovska Davkova, me mikun tim, kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, si dhe me shumë miq, funskionarë e veprimtarë të tjerë, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Denion Meidani, për festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ky moment i veçantë na ofroi mundësinë të festojmë unitetin dhe pavarësinë e kombit shqiptar, si dhe marrëdhëniet e ngushta miqësore dhe partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, i shpreha ambasadorit urimet më të sinqerta për prosperitetin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar kudo”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.