Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot në Shkup, ka përfunduar me sukses “Karavani Mobil Parlamentar 2025”.
“Sot në Shkup, me një takim simbolik përfundoi me sukses “Karvani Mobil Parlamentar 2025”, një udhëtim përmes 10 qyteteve që e solli Kuvendin më pranë qytetarëve. Ky projekt kishte për qëllim të promovojë transparencën, përgjegjësinë dhe afërsinë e Kuvendit me qytetarët. Përmes takimeve dhe aktiviteteve edukative, qytetarët patën mundësi të informohen për punën e deputetëve, si dhe të ndajnë shqetësimet dhe propozimet e tyre. Ky pojekt pëfaqëson një hap konkret drejt vizionit tim për një Kuvend të hapur, të qasshëm dhe të përgjegjshëm. Prandaj, në emër të Kuvendit, dua të faleminderoj partnerët tanë, NDI dhe Ambasada së Zvicrës që përmes Projektit për Mbështetje Parlamentare, e bënë këtë nismë të mundur. Mirënjohje edhe për deputetët dhe shërbimet e Kuvendit që u bënë ura lidhëse në këtë udhëtim demokratik”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.