Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në akademinë solemne me rastin e 8 Shtatorit- Ditës së Pavarësisë së RMV-së.
“Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, mora pjesë në akademinë solemne kushtuar këtij momenti të rëndësishëm për shtetin tonë.
Pavarësia është themeli mbi të cilin ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët dhe të ardhmen tonë europiane- me unitet, dinjitet, barazi dhe përkushtim ndaj vlerave demokratike”
Gashi: Pavarësia është themeli mbi të cilin ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët dhe të ardhmen tonë europiane

Ndani këtë artikull