Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në takimin e sotëm me gazetarë ka deklaruar se ende nuk ka arritur në Kuvend dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Gashi gjithashtu tha se në Kuvend nuk është dorëzuar as propozimi për koordinator të grupit parlamentar të VLEN-it. Në shtëpinë ligjvënëse nuk ka arritur as ndonjë propozim për guvernator të Bankës Popullore.
“Nuk ka ende dorëheqje dhe nuk ka asnjë propozim për guvernator. Nuk kemi ndonjë informacion të ri për grupet parlamentare”, tha Gashi.