Kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në ngjarjen ekonomike Top 100 e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore.
“Sonte pata kënaqësinë të marr pjesë në ngjarjen ekonomike TOP 100 2025, organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore. I përgëzova të gjitha kompanitë për rezultatet e tyre të jashtëzakonshme, duke vlerësuar kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Bashkëpunimi institucional me sektorin privat mbetet një prioritet dhe element jetik për zhvillimin të qëndrueshëm të shtetit”, ka shkruar Gashi.
Gashi në “Top 100”: Bashkëpunimi me bizneset mbetet prioritet

Ndani këtë artikull
