Gashi në Marakesh: Vendi ynë synon rol aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi po merr pjesë në Forumin Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, që u mbajt në Marrakesh, Mbretëria e Marokut. Në fjalën e tij të rarti Gashi, mes tjetrash ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit global.

“Theksova përkushtimin tonë për ndërtimin e lidhjeve më të forta mes vendeve të rajonit, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë demokratik dhe njerëzor. Nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit për të përballuar sfida e përbashkëta globale”, ka njoftuar Gashi në Facebook.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se gjithashtu se Maqedonia e Veriut, ndonëse vend i vogël, ka vizion të madh për një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar, ndaj është e gatshme të japë kontribut aktiv në këtë drejtim.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull