Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi është pyetur për interpelancën e ngritur ndaj tij nga partia “E Majta”. Ai kërkon që në datën 3 shtator kur është paraparë të mbahet seanca për këtë çështje, të ketë ballafaqim argumentesh dhe në fund të merret vendim sipas vlerësimit të shumicës. Ai thotë se do të pranojë çfarëdo epilogu.
“Më vjen mirë që do të debatohet dhe opinioni do të njoftohet me pohimet në kërkesën për interplenacë. Gjithçka që është paraparë me rregullore dhe demokraci unë e respektoj. Qoftë për institucionin kryetar
Kuvendi qoftë për këdo tjetër. Do të jemi të hapur për çdo iniciativë dhe më datën 3 do ti ballafaqojmë argumentet. Shpresoj që plenumi do të vendosë siç dëshiron të vendosë. Besoj se shumica do të sjellë vendim të drejtë të cilin do ta pranoj me krenari dhe kënaqësi”, deklaroi Gashi.