Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka kryesuar mbledhjen e parë të grupit punues të Kuvendit për monitorimin e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2024-2026.
“Gjatë seancës, u diskutua mbi Raportin për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit 2024-2026, i cili u miratua nga anëtarët. Partneriteti për qeverisje të hapur, mbetet një iniciativë vendimtare që bashkon institucionet dhe organizatat në funksionimin efikas të administratës publike, modernizimin e shërbimeve, si dhe për qeverisjen transparente dhe llogaridhënëse në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Gashi.