Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i cili ka marrë pjesë në prezantimin e Raportit Vjetor 2024 të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka delaruar se ky komision luan rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë
“Kisha nderin të marr pjesë në prezantimin e Raportit Vjetor 2024 të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky Komision luan një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse”, shkruan Gashi.
Ai ka shtuar se ky komision do të ketë mbështetjen e parezervë të Kuvendit.
“Në fjalën time të rastit, riafirmova mbështetjen e parezervë të Kuvendit për punën dhe pavarësisë e plotë të këtij komisioni, duke i inkurajuar të gjithë aktorët të vazhdojnë angazhim të palëkundur dhe të bashkëveprojmë për të garantuar që askush të mos përjashtohet ose diskriminohet për shkak të gjinisë, etnisë, besimit ose për shkak të një përkatësie tjetër”, njofton Gashi në Facebook.