Kjo ditë është e dedikuar për të shënuar kulturën e pasur, traditën unike dhe historinë e gjatë dhe të rëndësishme të popullit rom në mbarë botën. Njëkohësisht, kjo ditë shërben si një kujtesë e rëndësishme për të gjithë ne për nevojën e përfshirjes më të madhe sociale, mundësive të barabarta dhe respektimit të të drejtave të njeriut për çdo qytetar, theksohet në urimin e sotëm me shkrim të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
“Komuniteti rom, me kulturën, gjuhën, muzikën dhe zakonet e tij, jep një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën kulturore dhe shoqërore në vendin tonë. Ai është pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e trashëgimisë sonë të përbashkët, që e bën shoqërinë tonë më të pasur dhe më të larmishme. Si përfaqësues të qytetarëve, kemi detyrimin dhe përgjegjësinë që vazhdimisht të punojmë në avancimin e të drejtave dhe pozitës së komunitetit rom, duke siguruar mundësi dhe kushte të barabarta për një jetë të denjë për të gjithë bashkëqytetarët tanë” shton Gashi.
Ai thotë se synimi ynë i përbashkët duhet të jetë një shoqëri ku dallimet respektohen, ku çdo individ ka mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë dhe ku të gjithë jetojmë në harmoni, respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
“Le të na bashkojë kjo festë në idenë për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë dhe le të jetë një nxitje për të gjithë ne që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim edhe më të madh për një të ardh