Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka shkruar se pas tragjedisë në Koçan dhe duke vlerësuar se në këto momente dhimbjeje për të gjithë ne, është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar, ka hapur Librin e Ngushëllimeve në Kuvend, për t’u mundësuar qytetarëve të shprehin ngushëllimet, dhembshurinë dhe solidaritetin e tyre.
“Ky libër do të qëndrojë i hapur nga nesër deri të dielën, prej orës 10:00 deri në 19:00.
“Me zemër të thyer, me shpirt të trazuar, i prekur thellësisht emocionalisht, po i shkruaj këto rreshta në këtë Libër Ngushëllimi, duke uruar që ky të jetë libri i fundit i Ngushëllimit i hapur në këtë Kuvend.
Ngjarja tragjike në Koçan dhe vdekja e rreth 60 djemve e vajzave të reja, është alarmi i fundit për të gjithë faktorët politik e shoqëror që t’i kthehemi vetes tonë, njerzillëkut tonë, dhe përfundimisht të ngritemi si feniks për ta ribërë këtë shtet nga fillimi, por duke u bazuar në DREJTËSI, NDERSHMËRI, NDËRGJEGJE TË PASTËR e SINQERITET.
Zot i Madhërishëm i mëshiroftë shpirtat e tyre, ndërsa paqja e mëshira e tij kaploftë të afërmit e tyre dhe të gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

