Gashi: Gjuha shqipe është lodhur nga politika!

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuevendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi tha se, gjuha shqipe është e lodhur nga politika, ndërkohë që përmendi ëndrrën e Faik Konicës ku gjuha shqipe i shfaqet si një grua e bukur, por e veshur me lecka. Gashi tha se, ndonëse gjuha shqipe ka një nivel të avancuar të përdorimit zyrtar, ende duhet përmirësuar.

- Advertisement -

“Gjuha shqipe është lodhur nga politika. Kjo shpesh ma kujton ëndrrën që e përshkruan Faik Konica, në të cilën i shfaqet një grua e bukur, por e veshur me lecka, me ç’rast i thotë, unë jam gjuha shqipe e hidhëruar nga mundimet që po heq dhe mundimet që me rrethojnë. Siç e dini, në vendin tone, gjuha shqipe ka një nivel të avancuar të përdorimit zyrtar, por padyshim, ende ka shumë hapësirë për përmirësim dhe drejtim të respektimit të përdorimit të saj”, tha Gashi

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull