Gashi: Gjatë vizitës në Uashington zhvilluam takim me zv/ndihmës sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi gjatë qëndrimit të tij në Uashington ka zhvilluar takim me zv/ndihmës sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof me të cilin, siç ka njoftuar Gashi, veç tjerash kanë diskutuar edhe për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i Gashit:

- Advertisement -

Gjatë vizitës sime në Washington D.C., bashkë me Kryeministrin, kisha kënaqësinë të takohem me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, z. Alexander Kasanof.

- Advertisement -

Konfirmuam partneritetin strategjik me SHBA-në, bashkëpunimin e suksesshëm në NATO, si dhe vizionin e palëkundur të vendit për integrimin në BE.

Ky ritakim, pas vizitës së tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut një muaj më parë, ishte thelbësor për angazhimin në forcimin e lidhjeve dhe aleancës me SHBA-në.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull