Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot në Kuvend ka mirëpritur pjesëmarrësit e Forumit të Tretë të Diplomacisë kulturore – një ngjarje me rëndësi për dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Në krye me ish-Presidentin z. Gjorgje Ivanov, dhe në prani të figurave të shquara politike nga mbarë bota, shkëmbyem pikëpamjet dhe zhvilluam një debat të frytshëm për të ardhmen e demokracisë dhe forcimin e institucioneve demokratike.
Theksova se diplomacia kulturore është thelbësore për të afruar popujt, për të kapërcyer dallimet dhe për të mbështetur politikën e jashtme përmes kulturës. Jam i bindur se roli i saj është vendimtar në nxitjen e paqes, tolerancës dhe stabilitetit global. Kuvendi mbetet i hapur për ngjarje të tilla, që promovojnë vlerat demokratike, dhe dialogun.
U ndjeva veçanërisht i kënaqur nga përshtypjet pozitive të pjesëmarrësve për vendin tonë, njerëzit dhe kulturën tonë. Ndaj këtë ngjarje konstruktive e mbylla me një mësim të fuqishme me vlerë universal të Nënë Terezës: “Paqja fillon me një buzëqeshje.””, ka shkruar Gashi.
Gashi: Forumi i Tretë i Diplomacisë Kulturore në Kuvend- ura që na bashkon
