Gashi: Diversiteti është forca më e madhe e shoqërisë

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në bashkëpunim me NDI kanë organizuar një ngjarje dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, përcjell Alfax.mk
“Në këtë format, reflektuam mbi rolin dhe angazhimin e institucioneve tona, për të ndërtuar procese më gjithëpërfshirëse, ku personat me aftësi të kufizuara trajtohen me dinjitet dhe marrin hapësirën që meritojnë.
Theksova se diversiteti është forca më e madhe e shoqërisë dhe inkurajova që të njohim talentin, forcën dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.
Kuvendi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave, lehtësimin e qasjes dhe sigurimin e inkluzivitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull