Gashi: Çështjet identitare asnjëherë nuk kanë qenë pjesë kruciale e ecejakes së një shteti drejtë Bashkimit Evropian

2 Min. Leximi

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në emisionin “BE dhe NE” në TVM 2!
Gashi në këtë intervistë ka folur për kontestin e zgjatur politik që është duke e penguar integrimin e vendit drejtë BE-së. Gashi ka nënvizuar se çështjet identitare asnjëherë nuk kanë qenë pjesë kruciale e ecejakes së një shteti drejtë Bashkimit Evropian.
“Përgjigja është në pjesën e parë të pyetjes tuaj. Ju thatë se kemi pasur një kontest dhjetë vjeçar. Dhe kontestet e rënda që kanë të bëjnë, sidomos me dimensionin identitar janë të rënda. Janë të natyrave të ndjeshme. Kanë të bëjnë me perceptimin apo me vetperceptimin e asaj se si e shohim ne qenien tonë politike, gjuhësore, linguistike, etnike, historike. Dhe kur tjetri na thotë se nuk jeni i atillë, kjo pastaj i tejkalon kornizat e veprimit puro politik. Është në dimension tjetër që prek edhe ndjenjat. Dhe prandaj këto konteste kanë komponentë më komplekse për tu zgjidhur. Por, në politikë nuk ka metodë, mënyrë tjetër përveç dialogut, diskutimit, argumentimit. Edhe Bullgaria në këtë rast, edhe shtetet e implikuara në këtë rast, edhe Brukseli si sinonim i Bashkimit Evropian dhe kryeqendra e Bashkimit Evropian do ta kuptojë se çështjet identitare asnjëherë nuk kanë qenë pjesë kruciale e ecejakes së një shteti drejtë Bashkimit Evropian”, deklaroi Gashi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull