Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Gashi: BDI-ja nuk ka potencial për destabilizim!

Përditësimi i fundit: 2024/08/24 at 11:44 AM
Publikuar August 24, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në një intervistë për gazetën Fokus ka folur për pretendimet e BDI-së se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet, si dhe njoftimet e Kryeministri Hristijan Mickoski se kjo parti (BDI) po përgatit destabilizimin e shtetit.

I pyetur rreth legjitimitetit të kësaj qeverie, Gashi tha se si kryetar i Kuvendit, fokusi i tij është që të sigurojë që të gjitha mendimet të dëgjohen dhe të vazhdojnë të punojnë drejt qeverisjes gjithëpërfshirëse që reflekton vullnetin e qytetarëve dhe se kjo qeveri është e bazuar në dy shtylla: ligjshmërinë dhe legjitimitetin.

- Reklamim -

“Ndonëse respektoj pikëpamjet e ndryshme, është e rëndësishme të theksohet se koalicioni ynë aktual u formua përmes një procesi demokratik që përfshinte dy komponentët thelbësorë të përfaqësimit, ligjshmërinë dhe legjitimitetin, dhe ne mbetemi të përkushtuar për respektimin e parimeve të këtij procesi”, është shprehur Gashi.

Ndërsa sa i përket pretendimeve të kryeministrit Mickoski se BDI po përgatit destabilizimin e shtetit në vjeshtë, për të mbrojtur kapitalin e fituar në 20 vitet e fundit në pushtet, Gashi u shpreh se këto kërcënime të BDI-së janë pasqyrim i ankthit të të qenit opozitë.

Gashi shtoi se BDI-ja aktualisht po përballet me sfida të mëdha, veçanërisht rrezikun e humbjes së një pjese të anëtarësisë dhe aftësisë për të funksionuar efektivisht brenda koalicionit të Frontit Evropian. Shenjat e mosmarrëveshjeve të brendshme tashmë janë të dukshme, tha Gashi, dhe duket vetëm çështje kohe para se këto ndarje të thellohen.

“Kërcënimet e fundit publike të individëve të caktuar nga Fronti Evropian janë më shumë një pasqyrim i ankthit të tyre pasi u bënë opozitë sesa si një subjekt që ka potencial për të destabilizuar vendin. Deklaratat e tyre duket se janë të nxitura nga frika e humbjes së ndikimit dhe jo nga një lëvizje e llogaritur për të shkaktuar jostabilitet”, deklaroi Gashi për Fokus, përcjell Alfax.mk.

Sipas Gashit, pasi BDI-ja të ketë përfunduar me atë retorikë, pritet që energjinë e tyre ta drejtojnë drejt punës konstruktive në opozitë dhe fokusimit në reformat e brendshme partiake.

“Është thelbësore që të gjithë aktorët politikë të sillen me përgjegjësi, veçanërisht duke pasur parasysh se ne jemi shtet anëtar i NATO-s dhe se duhet të sillemi si të tillë”, u shpreh Gashi.

I pyetur rreth mundësisë që BDI të inicojë protesta për të bërë presion mbi VMRO-DPMNE-në që ta zëvendësojë BDI-në me VLEN-in në qeveri ose, Gashi tha BDI-ja duhet të luajë rolin e opozitës e jo të përgatisë skenarë për destabilizimin e shtetit.

“Situata është mjaft e qartë: ne e konsiderojmë Frontin kundërshtar, axhenda e të cilit nuk është e fokusuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por në krijimin e tensioneve. Prandaj, kur marrim parasysh pritjet e qytetarëve nga ne, besoj se tashmë rezultati është i dukshëm dhe lehtësisht i parashikueshëm”, tha Gashi për Fokus. /Alfax.mk/

TOP Lajmet

Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
ETIKETUAR: #AfrimGashi, toplajm
3shi.net 24 Gusht, 2024 August 24, 2024
Artikulli i mëparshëm Shkolla e re fillore në Vizbeg ende e mbyllur – Nuk dihet sa nxënës do të ketë
Artikulli tjetër Vetura bie në lumin Vardar nga ura tek “Vero Jumbo”

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    VLEN: Si Grubi ashtu edhe Osmani, vetëm se ky i pari është në arrati!

    3shi.net January 28, 2025
    Kurti në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë: Para jo më larg se tri dekadash, ky tubim nuk mund të imagjinohej
    Ulen çmimet e derivateve të naftës
    Ish i burgosuri politik, Agim Behluli i reagon ashpër Llogës: Nuk bëre asgjë për ne derisa ishe ministër e tash flet për “padrejtësi”!
    Gjendet i vdekur në burg i akuzuari për vrasjen e dyfishtë në Kumanovë, dyshohet për vetëvrasje
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?