Një Maji, si simbol i luftës për të drejtat e punëtorëve, për drejtësi sociale dhe për një jetë me dinjitet, është dita kur u japim mirënjohje të gjithë atyre që jetojnë nga puna e tyre, që me ndershmëri e kryejnë detyrën e tyre duke kontribuar për një të ardhme më të mirë për veten, për familjet e tyre dhe për gjithë shoqërinë, shkroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në urimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës.
Prandaj, siç thekson Gashi, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, u drejtoj urimet më të përzemërta të gjithë punëtorëve në vendin tonë, të cilët me përkushtim dhe mund të përditshëm janë shtylla e shoqërisë dhe ekonomisë sonë.
“Si institucione shtetërore, obligimi ynë më i lartë është të krijojmë kushte për punë të sigurt, të drejtë dhe me dinjitet për të gjithë. Puna juaj meriton të vlerësohet në mënyrë të denjë, me respekt dhe përkrahje. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ju uroj shëndet, jetë dinjitoze dhe shumë suksese profesionale. Gëzuar 1 Maji – Dita e Punës!”, thekson Gashi në urim.