Ganiu ndjek nga afër punimet në rrugën “Lek Dukagjini”

1 Min. Leximi

Sot isha në terren për të ndjekur nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Lek Dukagjini” në lagjen Seravë, ku po realizojmë një projekt të rëndësishëm infrastrukture për këtë zonë.

Në këtë fazë, përmbyllëm vendosjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërsa paralelisht kemi nisur përgatitjet për asfaltimin e rrugës në një sipërfaqe prej afërsisht 2000m².

- Advertisement -

Ky projekt synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe garantimin e një infrastrukture moderne dhe funksionale në këtë pjesë të lagjes.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull