Pishina e shumëpritur në Çair po merr formën e saj përfundimtare, duke u shndërruar në një projekt modern dhe funksional që do të ofrojë shërbime të një standardi të lartë për qytetarët tanë. Gjatë vizitës sime në objektin e ndërtimit, pata mundësinë të shoh progresin e rëndësishëm, ku aktualisht po punohet për mbulimin e çatisë – një hap i rëndësishëm drejt mbylljes së strukturës.
Fasada tashmë është përfunduar, ndërsa fazat e ardhshme do të përfshijnë instalimin e koritës dhe përfundimin e detajeve të brendshme, duke siguruar që çdo aspekt i projektit të jetë në përputhje me standardet më të larta. Ky investim strategjik synon të krijojë një hapësirë rekreative dhe sportive që do të shërbejë për të gjitha grupmoshat. Angazhimi ynë është që projekti të përfundojë me sukses dhe të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve të Çairit.