Futbollisti uruguaian i Tottenhamit dënohet me 7 ndeshje, shkaku i deklaratave raciste ndaj shokut të skuadrës

2 Min. Leximi

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka dënuar me 7 ndeshje futbollistin uruguaian të Tottenhamit, Rodrigo Bentancur, për shkak të deklaratave raciste ndaj shokut të skuadrës, Heung-min Son, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e bërë nga FA thuhet se mesfushori 27-vjeçar ka shkelur rregullat për shkak të përdorimit të gjuhës nënçmuese dhe raciste në intervistën e tij për mediat, duke shtuar se për këtë arsye është suspenduar me 7 ndeshje dhe është dënuar me 100 mijë sterlina.

- Advertisement -

Në një program televiziv në të cilin Bentancur mori pjesë në qershor në vendin e tij, në pyetjen rreth Tottenhamit për shokun e tij të skuadrës jugokoreanin Heung-min Son pati thënë: “Sonny? Mund të jetë edhe kushëriri i Sonny-t, sepse të gjithë duken njësoj”.

Ai kërkoi falje pas kësaj deklarate që ngjalli reagime dhe u perceptua si raciste. “E dua Rodrigon. Kemi pasur momente të bukura me të. Menjëherë pas kësaj deklarate kërkoi falje”, tha Heung-min Son lidhur me fjalët e Bentancurit.

Rodrigo Bentancur nuk do të mund të luaj në ndeshjet e klubit të tij kundër Manchester City, Fulham, Bournemouth, Chelsea, Southampton dhe Liverpool si dhe kundër Manchester United në Carabao Cup. Ai do të mund të luajë në ndeshjet e UEFA Ligës së Evropës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull