Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

FRONTI EVROPIAN në krizë, gjasa maksimale për ikje të deputetëve, ja kush shkruan?!

Përditësimi i fundit: 2024/06/01 at 1:36 PM
Publikuar June 1, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Fronti Evropian rrezikon përçarjen dhe shkëputje të deputetëve, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas shkrimit të kësaj medie, Fronti si koalicion kishte marrë në folenë e saj një numër të konsiderueshëm të partive që përfaqësojnë minoritetin turk dhe atë romë, por me një fakt të dukshëm ata duke besuar verbërisht në kreun e BDI-së, Ahmeti, se ai është i pathyeshëm dhe ata iu bashkangjiten këtij karvani për të fituar dhe për tu bërë pjesë e pushteti të ardhshëm.

- Reklamim -

Ja shkrimi më tej:

Fronti i përbërë nga nëntë parti politike është në krizë gjasat për shkëputje të deputeteve janë maksimale –

Që nga themelimi i këtij koalicioni gjasat kanë qenë maksimale që një ditë ky front mund të shpërbëhet duke marrë për bazë qëllimet konkrete dhe të ditura të këtyre parive pjesëmarrëse në këtë koalicion. Pra, duhet thuhet hapur dhe pranohet si e tillë që gjitha këto parti të vogla u janë bashkuar këtij koalicioni për të vetmen arsye që të jenë pjesë e pushtetit të ardhshëm.

Zërat për përçarje në Frontin Evropian i ka konfirmuar edhe kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili gjatë një paraqitje për një medium të Shqipërisë ka treguar nga burimet e tij të brendshme që Fronti Evropian aktualisht po qëndron në këmbë të qelqta, dhe se gjasat për shkëputje janë maksimale.

Izet Mexhiti kryetar i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN në një intervistë në A2CNN tha se Fronti Evropian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, por se janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Mexhiti mes tjerash shtoi se nga 18 deputetë të Frontit 3-4 deputetë janë me një këmbë pjesë e shumicës së re, por pa përmendur emra.

“Fronti Evropian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, nuk i ka bashkuar programi, por janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Në momentin kur ato nuk janë pjesë e Qeverisë ka dështuar misioni dhe fillon shpërndarja e Frontit Evropian. Pra, unë mund ta them sonte që veç më nga ato 18 deputet 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re. Nuk do i përmendi sonte emrat, mirëpo aty ka dy parti turke, edhe komuniteti turk nuk ka kapacitet dhe potencial të mbetet 4 vite në opozitë, ato veten e shohin në qeverinë e ardhshme. Ka edhe disa deputet të tjerë që janë me Ahmetin që nuk i lidh asgjë, në të kaluarën kanë luftuar kanë bërë atentat njëri tjetrit kanë shkaktuar viktima te shqiptarët, kanë shkaktuar pasoja të rënda dhe vetëm janë bashku që të shpëtojnë dhe të jenë pjesë e qeverisë, pra misioni ka dështuar”, tha Izet Mexhiti në A2CNN me Alba Alishanin.

Nga kjo deklaratë e Mexhitit kuptohet qartësisht se shkëputje është vetëm çështje kohe. Duke marrë për bazë edhe burimet e Mexhitit që mund t’i ketë përbrenda Frontit Evropian. Pastaj, ka pasur edhe zëra të tjerë nga VMRO që kanë treguar se deputeti Bejxhan Iljas para se të bëhet pjesë e Frontit Evropian ka negociuar me VMRO dhe janë marrë vesh që pavarësisht rezultatit pas zgjedhjeve ky deputet do të kalojë në anën e shumicës qeveritare e cila do të udhëhiqet nga VMRO.

Fronti Evropian përbëhet nga nëntë parti politike –

Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI, ka nënshkruar marrëveshjet me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thacit, Partinë Populli të Zejd Rexhepit dhe Partinë Demokratike Evropiane të Arjanit Hoxha. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, lideri i BDi-së, Ali Ahmeti ka ftuar që rreth këtij fronti të bashkohen të gjitha partitë tjera por edhe komunitetet që jetojnë në RMV. Ahmeti tha se nuk do të heqë dorë nga objektivat, ndërsa me këtë Front do të përfitojnë shqiptarët por edhe të gjithë qytetarët e vendit. Kreu i BDI-së tha bashkimi i partive shqiptare është garanci e anëtarësimit të vendit në BE. Jo më vonë se disa ditë këtij fronti iu bashkuan edhe ASH nga krahu i Seles dhe dy parti turke një dy rome.

Kujtojmë që, zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 18, LSDM 18, VLEN 14, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Por, nga Fronti Evropian hezitojnë të pranojnë realitetin pas zgjedhor duke e cilësuar si fitore absolute të tyre dhe duke u thirr në emër të legjitimitetit të votës shqiptare. Gjë që është kontradiktore për faktin se këta kaluan nga koncepti etnik në atë multietnik duke marrë në koalicion një numër të madh të partive të etniteteve të ndryshme, dhe tani pas zgjedhjeve nuk ka kuptim logjik që nga ky koalicion multietnik të ketë thirrje apo zhurmë për legjitimitet etnik. /Zhurnal.mk

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 1 Qershor, 2024 June 1, 2024
Artikulli i mëparshëm Blerja e raketave “Javelin”, Maqedonci konfirmon se është kryer pagesa e parë
Artikulli tjetër Taravari “selam” BDI-së: Opozita të jep dinjitet…sidomos kur ke nevojë!

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Prishtina përballet me erërat e forta, mbi 12 raste të intervenimeve deri tash

    3shi.net February 11, 2024
    Taravari: “Personalisht as i njoh, as i di kush jane” Gjoka Construction ishte e vetmja kompani që aplikoi në tender
    Putini i ofron minerale të rralla SHBA-së
    Taravari: Qeveria e re do t’i fillojë negociatat me BE-në
    Opozita dorëzon para deputetëve propozim-ligjin për pagën minimale prej 27.700 denarëve
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?