Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Franco Foda, trajneri i ri i Kosovës në futboll

Përditësimi i fundit: 2024/02/17 at 4:08 PM
Publikuar February 17, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Franco Foda është trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll, transmeton Anadolu.

Trajneri gjerman u prezantua si trajner i ri te Kosova në një konferencë për media nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

- Reklamim -

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se Foda ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe se nga ai pret rezultate të rëndësishme. Ai tha se trajneri gjerman “do t’i ketë duart e lira për të vendosur” dhe do ta ketë mbështetjen e FFK-së.

“Foda është trajneri i rezultateve. Ne këtë pjesë duam rezultate sepse e kemi bërë zhvillimin tonë. Shpresojmë që Foda të jetë trajneri që do të ngelë në historinë e Kosovës, për ta kualifikuar në garat evropiane. Foda ka qenë në Kosovë para dy javësh. I ka parë kushtet dhe ka vendosur. Ka kontratë dyvjeçare. Në këto dy vjet, në këto garat e radhës, do të realizojmë programin e tij dhe kërkesat tona. Në futboll s’ka asgjë të sigurt, por ne po përpiqemi ta bëjmë punën sa më të mirë”, ka thënë Ademi.

Foda, i cili është shprehur optimist se do të ketë sukses me Kosovën, do qëndrojë te ekipi kosovar bashkë me katër asistentë.

“Po shikoj përpara për sfidën e re dhe jam optimist se do të jemi të suksesshëm bashkarisht. Jam i bindur se bashkë me njerëzit, bashkë me Federatën do t’ia dal. Qëllimi im është të hyj sa më shpejt në rrjedhë të ekipit. Po përgatitemi për ndeshjet e marsit. Pas këtyre ndeshjeve do të kërkojmë kundërshtar më të përshtatshëm”, tha Foda në konferencën e prezantimit.

Trajneri gjerman 57-vjeçar ka theksuar se e ka pasur shumë të lehtë të vendosë për Kosovën pasi ka ardhur në Prishtinë dhe është shprehur i bindur se me disa detaje të vogla që do të ndryshohen do të ketë sukses.

Foda, i cili kohën më të madhe si trajner e kaloi në Austri, ka drejtuar për shumë vjet Sturm Grazin, me të cilin e ka fituar një herë titullin e kampionit dhe Kupën e Austrisë, ndërsa për një vjet ai e udhëhoqi edhe Kaisterslauternin në Gjermani.

Nga viti 2018 deri në vitin 2022, ai ishte trajneri i përfaqësueses së Austrisë, të cilën arriti ta kualifikonte në Evropianin e vitit 2020 dhe kaloi fazën e grupeve.

Më 22 mars, Kosova do të luajë ndaj Armenisë në Yerevan, ndërsa më 26 mars përballet me Hungarinë në Budapest.

Kosova ishte pa trajner që nga largimi i trajnerit Primozh Gliha, pas përfundimit të ciklit kualifikues për “Euro 2024”

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 17 Shkurt, 2024 February 17, 2024
Artikulli i mëparshëm Ali Ahmeti uron Kosovën: Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë
Artikulli tjetër Lazim Destani mbështet opozitën shqiptare

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    UNICEF: Rreziku i urisë, sëmundjeve dhe vdekjes për fëmijët në Gaza po rritet çdo ditë

    3shi.net May 2, 2025
    VLEN: Kandidati presidencial i BDI-së Bujar Osmani, i afërt me Rusinë!
    Kërcënoi se do vriste Presidentin Biden, arrestohet një person në Florida
    VLEN: Akademia Shqiptare, hap i rëndësishëm për shkencën, artin dhe kulturën
    Kasami: Rikonstruktimi i stadiumit do të fillojë në mars
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?