Franca “e vendosur” për të njohur shtetin e Palestinës

2 Min. Leximi

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot në lidhje me njohjen e shtetit të Palestinës ka deklaruar se “Jemi të vendosur ta bëjmë këtë”, transmeton Anadolu.

Barrot bëri vlerësime në lidhje me Palestinën në një program ku ai mori pjesë në kanalin RTL.

- Advertisement -

Ai tha se në konferencën e OKB-së për Palestinën që do të mbahet në New York më 17-20 qershor nën bashkë-presidencën e Francës dhe Arabisë Saudite, do të ndërmarrin angazhime “për të eliminuar pengesat për njohjen e shtetit të Palestinës”.

Sipas tij, Franca si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka “përgjegjësi të veçantë” në lidhje me njohjen e shtetit të Palestinës. “Nëse ne e njohim shtetin e Palestinës, kjo do të jetë për të ndryshuar diçka dhe për ta bërë ekzistencën e shtetit të Palestinës më të besueshme”, potencoi Barrot.

Kryediplomati francez nuk deklaroi qartë nëse vendimi për të njohur shtetin e Palestinës do të merret në konferencën që do të mbahet në qershor dhe përsëriti se qeveria franceze ka disa kushte për realizimin e kësaj.

Barrot i renditi këto kushte si lirimin e të burgosurve që mban Hamasi dhe çarmatosjen e tij, përjashtimin nga administrata palestineze, njohjen e regjimit pushtues dhe reformën e autoritetit palestinez.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull