“Fox News” raporton që Kosova u pajtua të pranojë 50 migrantë të dëbuar nga ShBA

1 Min. Leximi

Gjiganti mediatik “Fox News” raportoi për pajtimin e qeverisë kosovare për të pranuar deri në 50 migrantë të dëbuar nga ShBA me shtyrjen e Donald Trump.

Këtë, “Fox News”, e lexon si pritje të qeverisë kosovare që ky shtet “ndër më të varfërit në Evorpë” të përfitojë nga kjo.

- Advertisement -

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Fox News Digital se është “mirënjohës ndaj partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”.

“Ne mirëpresim bashkëpunimin në këtë përparësi kyçe të Administratës Trump”, shtoi zëdhënësi, megjithëse ata nuk iu përgjigjën pyetjeve të Fox News Digital në lidhje me pagesën e Kosovës për skemën.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull