Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar mbështet Mendi Qyrën për Strugën

3 Min. Leximi

“Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar (FEMSH) shpreh mbështetjen e plotë për z. Mendi Qyra– një nga figurat më të spikatura të sipërmarrjes shqiptare dhe drejtues me ndikim të gjerë në jetën institucionale dhe ekonomike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Z. Qyra është njëri ndër themeluesit e Forumit dhe aktualisht mban detyrën e Nënkryetarit të FEMSH, duke mishëruar vlerat e përfaqësimit dhe bashkëpunimit mbarëshqiptar.

- Advertisement -

Me një përvojë të konsoliduar në biznes dhe atë institucional, ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm drejtuesi, me ndikim në rrafshin ekonomik, qytetar dhe kombëtar.

Në fushën e sipërmarrjes, z. Qyra ka realizuar projekte të rëndësishme ndërtimi në Shkup, Ohër dhe Strugë, duke krijuar vende pune dhe standarde të reja në treg.

Së fundmi, investimi në hotelin luksoz “Embla” në Strugë – një strukturë moderne me 5 yje – dëshmon vizionin e tij për zhvillimin e turizmit elitar dhe përmirësimin e ofertës mikpritëse të qytetit.

Si Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ai ka transformuar këtë institucion në një aktor real në politikëbërjen ekonomike dhe në përfaqësimin dinjitoz të bizneseve shqiptare.

- Advertisement -

Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm në ekonomi: z. Qyra është gjithashtu themelues i Klubit të Futbollit “FC Struga”, i kthyer sot në një shembull suksesi me shumë trofe, por edhe për organizimin sportiv dhe përfshirjen e të rinjve në jetën komunitare.

Kandidatura e tij për drejtimin e Strugës është shprehje e qartë e kërkesës së qytetarëve për një ndryshim thelbësor në mënyrën e qeverisjes – një model efikas, transparent dhe të orientuar drejt zhvillimit afatgjatë.

Si kandidat i pavarur, ai gëzon një mbështetje të gjerë qytetare dhe nga komuniteti i biznesit.

Është koha që edhe forcat politike të tregojnë përgjegjësi dhe të vendosin interesin qytetar përpara interesave të ngushta partiake.

Z. Mendi Qyra përfaqëson modelin e drejtuesit modern: me integritet, vizion strategjik dhe aftësi për të bashkuar njerëz, ide dhe energji për të mirën e përbashkët.

Besimi ynë në këtë figurë bazohet në vlerat që ai përfaqëson dhe në angazhimin e dëshmuar ndër vite.

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar e sheh këtë kandidaturë si një mundësi reale për zhvillimin e Strugës – një shembull i fuqishëm se si energjia qytetare dhe përvoja profesionale mund të bashkohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetin e Tij”, shkruan FEMSH.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull