Pas ndryshimeve të fundit në stafin teknik të FC Shkupit, ku Minas Osmani është emëruar zyrtarisht në postin e kryetrajnerit, mësohet se Ferid Veseli do të jetë krahu i tij i djathtë.
Veseli, që prej vitesh është pjesë e skuadrës nga Çairi, do të ushtrojë dy funksione njëkohësisht – atë të asistentit të parë dhe trajnerit kondicional. Me përvojën dhe përkushtimin e tij ndaj klubit, ai pritet të jetë një ndihmë e madhe për Osmanin në rikthimin e Shkupit në rrugën e sukseseve.
Skuadra bardhekaltër tashmë po përgatitet për sfidat e radhës nën drejtimin e stafit të ri teknik.

