Foda: Në pjesën e parë nuk e treguam fytyrën e vërtetë, ta harrojmë këtë humbje

1 Min. Leximi

Kosova doli e mundur me rezultat të thellë 4:0 ndaj Zvicrës në “St. Jakob-Park” të Basel-it, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës, sidomos në pjesën e parë të takimit.

- Advertisement -

“Ju kam thënë lojtarëve se në pjesën e parë nuk e kanë treguar fytyrën e vërtetë. Kemi humbur shumë lehtë topin. Kundërshtarëve u kemi lejuar të shënojnë gola shumë lehtësisht”, deklaroi Foda.

- Advertisement -

Tekniku gjerman megjithatë vuri në pah se në fraksionin e dytë skuadra kishte reaguar më mirë, duke treguar stabilitet në mbrojtje dhe më shumë organizim në lojë.

“Në pjesën e dytë ishte shumë, shumë më mirë. Në mbrojtje ishim shumë më stabil. Duhet të harrojmë këtë ndeshje. Do të rigjenerohemi. Duhet të përgatitemi për Suedinë”, shtoi ai.

Kosova tashmë duhet të rikthehet shpejt, pasi sfida e radhës do të jetë ndaj Suedisë, një kundërshtar i fortë dhe direkt në garën për kualifikim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull