Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive z. Ivan Stoilkoviq ka realizuar një takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të BE-së, Mihalis Rokas.
Në takim u diskutuan çështjet kyçe, prioritetet, si dhe planet e ardhshme të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, si dhe bashkëpunimi me BE-në, me theks të veçantë në komunitetet më të vogla etnike në vend.
Nga fotografit e dërguara nga takimi mund të shihet edhe flamuri shqiptar e që në shumë raste është kundërshtuar nga vet Stoilkoviq, e që duket se ai personalisht nuk ka fuqi për ta larguar atë as edhe nga zyra e vet.