Pasi Qeveria e RMV-së e emëroi për zëvendësdrejtor në Drejtorin e të Hyrave Publike, kuadrin e partisë Alternativa, pjesë e Koalicionit VLEN, Fisnik Mela, ai sot zyrtarisht ka nisur me punë me cka është falenderuar të gjithë ata që e përkrahën dhe i besuan këtë postë të rëndësishëm
Status I zv/drejtorit, Fisnik Mela:
Të nderuar përkrahës të koalicionit VLEN, qytetarë të respektuar,
kam nderin t’ju njoftoj se sot zyrtarisht e kam pranuar detyrën si zëvendësdrejtor në Drejtorinë e të Hyrave Publike (DHP),Zotohem publikisht se këtë funksion do ta kryej me dinjitet dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj publikisht Komisionin Kadrovik të Koalicionit VLEN, liderët e VLEN-it, me mirënjohje të thellë kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, Sekretarin e Përgjithshëm, Amir Elezi, si dhe Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezin, që më dhanë besimin si kuadër i Alternativës për t’i përfaqësuar.