Fisnik Mela: Rrugëtimi ynë për një Dibër më të zhvilluar vazhdon me një fitore më të madhe përpara

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN-it për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, i cili doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë kësaj fushate.

Postimi i plotë:

“Të dashur qytetarë të Dibrës,
Faleminderit nga zemra për çdo votë, përkrahje dhe besim që më dhatë gjatë kësaj fushate.
Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo përqafim në rrugët e Dibrës më kanë dhënë forcë për të vazhduar rrugën e ndryshimit që e duam të gjithë.
Një falënderim i veçantë shkon për oponentët e mi politikë, për një fushatë të qetë dhe të qytetëruar.
Kjo tregon se Dibra është shembull i kulturës demokratike dhe respektit, pavarësisht dallimeve tona.
Rrugëtimi ynë për një Dibër më të zhvilluar, më të bashkuar dhe më dinjitoze vazhdon – me një fitore më të madhe përpara!
Me respekt,
Fisnik Mela
Kandidat për Kryetar të Komunës së Dibrës”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull